Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet” - protesta e tifo-grupeve kundër vendimit të Speciales

UCK

Tifo-grupet u mblodhën të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një nga pankartat që po mbajnë tifozët shkruhet “UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”, derisa po brohohritet UÇK.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës ndërkohë janë shtuar forca të policisë.

Kjo është protesta e parë e tifo-grupeve ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës qytetarët shqiptarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.

Edhe Nis protesta kundër verdiktit të Speciales Arbëri Nis protesta kundër verdiktit të Speciales

Protesta të tilla të dielën janë mbajtur edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë, në Gjenevë të Zvicrës.

Protesta që nga 16 shtatori kur u shpall vendimi i Speciales janë mbajtur në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, e në Prishtinë protesta ka pasur çdo ditë.