КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Протест у Скопљу против одлуке Специјалне полиције о четворици припадника ОВК

СКОПЈЕ

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup të dielën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi, i organizuar nga Këshilli Organizativ ka nisur nga ora 14.

Qytetarët e mbledhur kanë brohotitur UÇK derisa në duar kanë mbajtur pankartat me mbishkrimet 
“Drejtësi, jo gjykim të lirisë”, “Liria ka emër” e “Jo në emrin tim”.

Folësit e kanë quajtur hipokrizi dënimin në emër të popullit, duke potencuar se "asnjë popull nuk i dënon çlirimtarët e tij".

Protesta që nga 16 shtatori kur u shpall vendimi i Speciales janë mbajtur në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, e në Prishtinë protesta ka pasur çdo ditë.