Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “28 Nëntori” do të punohet në instalimet hidraulike dhe të njehsorëve

Në rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë nga data 19 shtator, deri më 24 të po të njëjtit muaj, do të punohet në instalimet hidraulike dhe instalimet e njehsorëve.

“Prishtina HeatSave” u ka bërë thirrje banorëve që t’i hapin dyer për ekipet e autorizuara në mënyrë që qytetarët të pajisen me valvula termostatike, termokoka, si dhe alokatorë.

“Koha për të përfituar nga ky investim është e limituar. Nëse nuk jeni prezent gjatë kohës së instalimeve sipas planit operativ, ju lutem thirrni në numrin pa pagesë 080099000 që të regjistroheni në databazën për përfitimin e pajisjeve”, thuhet tutje në njoftim.