Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në QKUK i shpëtohet jeta një foshnjeje, iu largua një fasule nga bronku kryesor

Në ORL në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) i është shpëtuar jeta një foshnje nëntëmuajshe me përkatësi etnike serbe. Foshnjës i ishte larguar një kokërr e fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë, është njoftuar nga QKUK.

Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me bronkoskopi.

Foshnja e gjinisë mashkull me vendim në Kamenicë, fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Gjilanit.

Pas problemeve me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar foshnjën dhe me urgjencë është nisur në Prishtinë. Gjendja e foshnjës është njoftuar se është e mirë dhe se do të lirohet për në shtëpi.

“Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha nëna e foshnjës Milica Stojkoviq.