Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një 11-vjeçari i është hequr një figurë shahu që i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.
QKUK-ja ka njoftuar të mërkurën se fëmija kishte komplikime të theksuara në frymëmarrje, derisa fillimisht ishte trajtuar në Klinikën Emergjente, e pastaj u transferua në sallën e Klinikës e Otorinolaringologjisë.
“Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes”, thuhet në njoftim.
Nuk është hera e parë që QKUK-ja kryen intervenime të tilla.
-
Apelojnë mjekët: Mos i lejoni fëmijët të luajnë me lodra të imëta
-
Përleshje me thikë në Shtime, i lënduari transferohet në QKUK
-
Vdes një person në Fushë Kosovë, dyshohet se ushqimi ia bllokoi rrugët e frymëmarrjes
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin