Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëve

Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëveë drejtat e punëtorëv

Ka nisur protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. 

Motoja e protestës është “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”. 

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe pastaj protestuesit do të ecin deri te objekti i Qeverisë së Kosovës. 

Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi tha se nëse nuk do të rriten pagat deri me 1 shtator atëherë sektori privat do ta bojkotojë punën.

Azemi tha se institucionet shtetërore në vend, punëtorët e sektorit privat i kanë trajtuar si skllevër.

Edhe Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga Arbëri Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

“Kemi ardhur në një shkallë që të kërkojmë kërkesat tona. Në Kosovë po marrim pagë 232 euro, e deputetët për pesë minuta punë në seancë po i marrin 200 euro. E më e keqja nuk po e kryejnë funksionin e tyre. Punëtorët e sektorit privat i keni trajtuar si skllevër dhe një trajtim të tillë nuk ka në Evropë. Ne kemi pasur rezultate por të cilët kanë qenë ato të cilat i kemi shty me gjoks përndryshe nuk keni qenë komunikues të mirë. Edhe sot kemi punëtorë ku paguhen me 232 euro dhe pushtetarët tanë kanë shkuar në Gjermani dhe i thirrni njerëzit me u kthye në Kosovë për punë. Që nga dita e sotme ne japim një afat deri me 1 shtator nëse paga minimale nuk do jetë 600 euro, ne në mënyrë unanime do t’i bojkotojmë dhe të mos kryejmë punën tonë, nuk po kërkojmë luks”, tha Azemi.

Për 1 Maj edhe Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar protestë e cila është mbajtur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pjesë e protestës ishin edhe Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja” si dhe aktiviste/ë të pavarur.