Në nderim të jetës dhe të veprës së heroit Zahir Pajazitit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në kryeqytet.
Duke e lartësuar e vlerësuar veprën e Zahir Pajazitit, ai, siç raporton KP, tha se këto nderime po bëhen në mënyrë që të mos harrohen veprat e heronjve tanë, të atyre që kanë kontribuar në lirinë që ne sot e gëzojmë.
“Sot ishim për ta vendosur një buqetë me lule pranë bustit të heroit Zahir Pajaziti, sado pak në mënyrë simbolike që mos të harrohen veprat e heronjve tonë, mos të harrohen veprat e luftëtarëve dhe atyre të cilët i hodhën themelet e para të lirisë që ne sot po e gëzojmë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit “, tha ai.
Në janar të vitit 1997, grupi i Zahir Pajazitit u zbulua nga sigurimi serb. Më 31 janar, ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin Edmond Hoxha dhe me nipin e tij Hakif Zejnullahu, ku forcat serbe i kishin vënë një pritë në fshatin Pestovë dhe të tre bien heroikisht në luftë me ta.
-
Osmani: Pajaziti me bashkëluftëtarët Zejnullahu e Hoxha u bënë lajmëtarë të lirisë
-
28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës
-
Në 27-vjetorin e rënies kujtohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha
-
Komunarët bëjnë homazhe ndaras
-
Thaçi rikujton sakrificën e Zahir Pajazitit dhe të heronjve të tjerë