Disa objekte të Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë janë rrënuar të shtunën në mesditë.
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka thënë për KOHËN se NPB-ja ka lejen për rrënim të objekteve.
NPB-ja është duke i rrënuar objektet për shkak të investimeve të saja në atë pjesë. NPB-ja po synon të ndërtojë aty një ndërtesë të lartë. Thirrja për bashkë-investim potencial ka zgjatur vetëm dy ditë dhe kjo ka ngritur dyshime tek opozita. Komuna dhe Ndërmarrja janë akuzuar se këtë projekt po e mbajnë të fshehur nga publiku.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në disa lokacione për dyshime për keqpërdorime në NPB
-
MD-ja ngre padi kundër NPB-së për objektin e rrënuar në Lakrishtë
-
Komuna paralajmëron ankesë ndaj vendimit për ndërtimin e kompleksit në “Lakrishtë”
-
Ndërtimi në “Lakrishtë”, LVV-ja kundër vendimit të Komerciales
-
Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë