Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
Përmes një komunikate për media nga komuna e Gjilanit, bëhet e ditur se gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjilan nis aksioni për lirimin e hapësirave private dhe publike te Shtëpia e Mallrave
-
Në Gjilan nis rrënimi i objekteve me rrezikshmëri të lartë dhe gjelbërimi i hapësirave publike
-
Inspektorati nis aksion për heqjen e tarracave pa leje të lokaleve në “Lakërishtë”
-
Komuna rikthen “hapësirat e uzurpuara” në hapësira të lira
-
Gjobiten shitësit ambulantë dhe sektori i ndërtimit në Prishtinë