Komuna e Gjilanit ka filluar largimin e mbetjeve ndërtimore nëpër qytet, të cilat prej kohësh kanë qenë rrezik potencial për kalimtarët.
Aktiviteti është duke u realizuar në fazën kur, sipas komunikatës së kësaj komune, Gjilani po shënon hapa pozitivë të pastrimit të ambientit në përgjithësi me bashkëngjitje të të gjitha institucioneve lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto lokacione, përveç rrezikshmërisë nga degradimi i mbetjeve ndërtimore, vazhdimisht është bërë hedhja e mbeturinave dhe kishte rrezik nga shembja e tyre për banorët për rreth.
Faton Bislimi, shef i kabinetit të kryetarit dhe Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, drejtor të drejtorive komunale, ishin në inspektimin e këtyre punimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve për pastrimin e ambientit dhe largimin e deponive ilegale të cilat janë tashmë të evidentuara dhe thanë se po punohet me intensitet të lartë për bartjen e tyre në deponinë inerte.
“Në aktivitetin ‘Ta pastrojmë Gjilanin’ që kryesohet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me pjesëmarrje edhe të të gjitha institucioneve, kompanive publike, vullnetarëve dhe operatorëve privatë, pretendohet që për dy javët e ardhshme të eliminohen deponitë e krijuara deri më tani në mbi 80 lokacione të hapësirës së Gjilanit”, thanë ata.
Gjatë kësaj kohe në Gjilan me të gjithë akterët në këtë task-forcë do të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike me mbi 5 mijë drunj dekorativ, për të ndikuar që krahas pastrimit të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike, oborreve të shkollave, institucioneve shëndetësore dhe rrugëve e parqeve të qytetit dhe fshatrave.