Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike te Shtëpia e Mallrave.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se ky aksion ka nisur të premten dhe do të vazhdojë deri në largimin e konstrukteve të metalta, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore pa vendime e pëlqime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po i lirojmë hapësirat private dhe publike në bazë të peticionit të nënshkruar nga shumica e pronarëve te Shtëpia e Mallrave. Po lirohen hapësirat jashtë objektit, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore, pa vendim e pëlqim nga drejtoritë përkatëse. Të gjithë ata që nuk posedojnë leje dhe e tejkalojnë hapësirën jashtë objektit, kontruktet metalike do të largohen”, ka thënë Rushiti, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Ai ka theksuar se Shtëpia e Mallrave po rikthehet në gjendjen e mëparshme.