Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan rrënohen shtyllat metalike të lokaleve në qendër, pronarët të pakënaqur

Me ekskavator e nën përcjellje të njësiteve policore, u bë rrënimi i mbulojave prej metali, pronë e kafeneve përballë objektit të ish-Shtëpisë së Mallrave në Gjilan.

Ky rrënim që u realizua gjatë së premtes erdhi pas vendimit që Drejtoria e Inspektoratit të kësaj komune e mori, nën arsyetimin se ato pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, në sheshin “Kadri Zeka’’.

Por, me një vendim të tillë nuk po pajtohet Burbuqe Veseli, pronare e njërës prej parcelave në këtë pjesë, raporton KTV.

Sipas saj, Drejtoria e Inspektoratit po vepron kundërligjshëm pasi që ajo i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe lejen nga Ministria e Mjedisit.

Veseli, tutje, shtoi se atyre nuk u është dhënë afat për ankesa ndaj këtij vendimi si dhe nuk janë marrë parasysh asnjë prej dokumenteve të paraqitura në komunë, në lidhje me kundërshtimin e tij.

Përveç saj, nga ky vendim janë prekur edhe parcela të tjera përreth, si dhe kafenetë që kanë shfrytëzuar tendat jashtë objektit, për të rritur hapësirat e tyre të punës.

Edhe Në Gjilan rrënohen shtyllat metalike të lokaleve në qendër, pronarët të pakënaqur Video Në Gjilan rrënohen shtyllat metalike të lokaleve në qendër, pronarët të pakënaqur

Derisa pronarë të këtyre parcelave thonë se gëzojnë leje, të kundërtën e thotë drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Gjilanit, Nevzad Rushiti.

Rushiti tutje shtoi se palëve u është dhënë afat kohor prej 33 ditëve për largimin e këtyre tendave e shtyllave metalike nga pjesa e sheshit të qytetit, porse të njëjtat refuzuan ta bëjnë këtë me vetëdëshirë.