Në të gjithë vendin besimtarë të fesë islame festojnë Fitër Bajramin.
Ceremonia kryesore e faljes së Namazit të Bajramit është bërë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava tha se besimtari mysliman po e përcjell muajin e Ramazanit, muaj i cili ngriti edhe më shumë nivelin e dashurisë ndaj Zotit.
Ai është shprehur i shqetësuar për migrimin e madh të qytetarëve ndaj, sipas tij kjo duhet të luftohet.
Tërnava ka ftuar për unitet qytetarët dhe spektrin politik, që të gjithë së bashku t’a mbrojnë dhe të punojnë për vendin.
Edhe
Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh
Për këtë festë, edhe qytetarët japin urimet e tyre.
Pas faljes së namazit u tha se nuk mjafton dashuria e atdheut vetëm me retorikë dhe fjalë shterpe, por duhet të bëhet sakrificë të madhe për të.