Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 50-vjetorin e UP-së premtohet përkushtim e buxhet shtesë nga institucionet

Foto: Koha

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për nder të 50-vjetorit të themelimit ka organizuar ceremoni solemne në të cilën rektori Marjan Dema deklaroi se ky institucion gjatë misionit të tij përgjatë historisë është shndërruar në bërthamën e shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit.

Dema tha se cilësia është vlera dalluese e UP-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar, raporton KTV.

E Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se institucionet e arsimit i kanë shndërruar në prioritet nacionale.

Edhe Universiteti i Prishtinës shënon 49 vjetorin e themelimit Arbëri Universiteti i Prishtinës shënon 49 vjetorin e themelimit

Osmani shtoi se ky institucione duhet t’ju përgjigjet nevojave të shoqërisë. Kryetarja e Kuvendit, ka premtuar buxhet shtesë për UP-në në vitet e ardhshme.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970. Më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.