Sot shënohet 51-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.
UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës./KosovaPress/
-
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
-
Kurti: UP-ja, institucioni shkollor më i rëndësishëm i historisë moderne të Kosovës
-
Universiteti i Prishtinës shënon 53-vjetorin e themelimit
-
Në 50-vjetorin e UP-së premtohet përkushtim e buxhet shtesë nga institucionet
-
Nis viti i ri akademik në UP