Një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka mbetur pa ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujit në rrugën “Xheladin Hana”.
KRU Prishtina ka njoftuar se gypi është dëmtuar para pak çastesh, ndërsa ka thënë se ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit.
“Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë”, është thënë nga KRU Prishtina.
Ndërpritet uji në “Bregut të Diellit” pas dëmtimit të një gypi të ujit
Artikuj të ngjashëm
-
Lagjja “Bregu i Diellit” mbetet pa ujë, shkak dëmtimi i një gypi
-
Disa pjesë në “Bregun e Diellit” mbesin pa ujë pas dëmtimit të gypit
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Shpërthen një gyp i ujit afër konvikteve, KRU Prishtina dërgon ekipet për intervenim
-
Disa lagje të Prishtinës pa ujë shkaku i punimeve teknike të paplanifikuara