Komuna e Drenasit ka njoftuar se nuk ka pasur mundësi që me kohë t’i realizojë pagesat për ndriçimin publik. Sipas njoftimit të Komunës kjo ka ndodhur për shkak të vonesave në alokimin e buxhetit nga Qeveria.
Për këtë arsye në njoftim thuhet se KEDS-i ka filluar më ndërprerjen e energjisë për ndriçim në disa zona.
Tutje në njoftim thuhet se nga sot kanë filluar pagesat.
“Ju bëjmë me dije se nga dita e sotme kemi filluar ekzekutimin e pagesave dhe jemi duke punuar që sa më shpejt të stabilizohet gjendja. Presim që gjatë ditëve në vijim të rikthehet gradualisht ndriçimi publik”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Drenas shtyhet fillimi i procesit mësimor deri të mërkurën
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
KEDS-i ndal rrymën në tri komuna për shkak të reshjeve
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Qytetarët e Drenasit mbesin pa ujë për shkak të mungesës së rrymës