Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërprerjet e rrymës në disa qytete deri më 4 janar 2018

Përmes një komunikate për media KEDS-i bën të ditur se në disa qytete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Më 4 janar ndërprerje do të ketë në Gjilan në NS 35/10 kV Lladovë do të ndërpritet: Dalja 10 kV Zhegra (Kodi:61066006) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kësaj kohe sa do të zgjasin punimet KEDS-i bën të ditur se pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhani, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufajt, Terziajt dhe Demirët, transmeton Koha.net.

Arsyeja e kësaj ndërprerje është kyçja e transformatorit të ri.

Po ashtu më katër janar në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërpritet: Dalja 10 kV J14 Rrethi (Kodi:63000014) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TSB-Betonierka, TSB-Mega (rruga e Prishtinës),TSB- Ukshini (rr. e Prishtinës),TSB-Tuneli,TSB-16 (Dardania -I),TSB-25 dhe TSB-26 (Dardania -I).

Arsyeja e ndërprerjes: Zhvendosja e largpërçuesit 10 kV.

Në regjionin e Gjakovës do të ketë ndërprerje me kërkesë të palëve të treta, thotë KEDS-i.

Më 30.12.2017 në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërpritet: Dalja 10 kV Opterusha (Kodi:82000010) prej orës 08:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave.

Më 31 dhjetor ndërprerje do të ketë më 31 dhjetor do të ketë ndërprerje në Dragash.

Prizreni

Më 31.12.2017 në NS 35/10 kV Dragashi do të ndërpritet: Dalja 10 kV Sharri ll (Kodi:30036003) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: e Dëshmorëve, e Restelicës, e Brodit, e Radeshës, afariste: KFORI, Motel Meka, "Shtëpia e Kulturës", Radio Sharri dhe Policia.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e TS Dragashi 5 dhe TS Dragashi 6.