Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndaluar pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve.
Sipas njoftimit, këto pajisje janë gjetur gjatë skenimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
“Mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse. Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar obligimin që çdo qytetar të deklarojë mallrat që bartë me vetë në hyrje të territorit të Kosovës, pasi modeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore.
-
Ndalohen produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen në Aeroportin e Prishtinës produkte dentare të padeklaruara
-
Konfiskohen dy orë të shtrenjta, iu zunë në valixhe udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
-
Fillerë e produkte tjera estetike të padeklaruara kapen në Vërmicë