Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona pak para nisjes së ceremonisë për vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për KOHËN se personat u ndaluan për mosrespektim të urdhrave të policit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje”, ka thënë Elshani.