Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sërish sot në sallën e gjyqit.
Krasniqi, që akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”, në fjalën e tij hyrëse në seancës e 15 janarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka cilësuar aktakuzën ndaj tij si tendencioze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me aktin e arrestimit tim dhe mbajtjen në paraburgim prej 5 muajve ka bërë dënim pa u bërë gjykimi dhe ka me dhjetëra raste të tjetra për aktakuza ndaj zyrtarëve publikë për keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nuk ka pasur arrestime dhe kjo tregon se çfarë tendencash ka pasur prokuroria në këtë rast”, ka thënë ai.
Por, prokurorja e rastit Fikrie Zejnullahu ka thënë se ekzistojnë prova që do ta vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve për keqpërdorime në KEK.
“Kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit të prokurimit publik kanë lidhur marrëveshje me operatorin ekonomik ‘Litëin S.A’, ashtu që gjatë zbatimit të kësaj procedure të tenderimit u kanë shkaktuar dëme operatorëve të tjerë, ua kanë kufizuar barazinë e tyre në një aktivitet ekonomik e në anën tjetër krejt kjo që t’i mundësohet përfitimi pasuror i kompanisë në fjalë në mënyrë të kundërligjshme duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit të prokurimit publik”, është shprehur Zejnullahu.
Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Sipas organit të akuzës, ata kanë tejkaluar kompetencat duke i mundësuar përfitim operatorit ekonomik “Litëin S.A.”.