Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Dëshmitari thotë se i akuzuari Dragusha u urdhërua nga Krasniqi t’i jepet një operatori kontrata

Nagip Krasniqi

Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për dëmtim të buxhetit të shtetit për rreth 37 milionë euro, të hënën kanë dhënë dëshminë dy dëshmitarë. Njëri prej tyre, Emin Tmava, ka thënë se zyrtari përgjegjës i prokurimit, Ymer Dragusha, është urdhëruar nga kryeshefi ekzekutiv për dhënie të kontratës për operatorin e caktuar

Emin Tmava, menaxher i departamentit për furnizime në KEK, ka thënë se zyrtari përgjegjës i prokurimit, Ymer Dragusha, pati urdhër nga ish-kryeshefi ekzekutiv i kësaj korporate, Nagip Krasniqi, që t’i jepet kontratë operatorit “Litwin”, duke vendosur pa rekomandim të komisionit.

Ai ka dëshmuar të hënën në Gjykatën Themelore ndaj Krasniqit dhe dy personave të tjerë të akuzuar në rastin “KEK 2”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tmava tha se ishte bartës i lëndës dhe zhvilloi procedurat për aktivitetin e prokurimit, si dhe ishte anëtar i komisionit, i cili vlerësoi e më pas rekomandoi anulimin e aktivitetit të prokurimit.
Dëshmitari Tmava tha po ashtu se rekomandimi i anulimit të aktivitetit të prokurimit, u bë pasi operatori ekonomik nuk i plotësoi kriteret e kërkuara dhe se gjatë negocimit humbi besimin.

Paraprakisht në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitarja Ustaibo Mecihan Zulehya, e cila në kohën për të cilën flitet në aktakuzë, ishte asistente ekzekutive e kryeshefit të atëhershëm të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ajo mohoi se e ka njohur të akuzuarin Isuf Zejna, para se ai të ftohej për intervisitm.
Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri-Zejna L.L.C.”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Në këtë rast, Ymer Dragusha ka lidhur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë duke u pajtuar për dënim me dy vjet burgim me kusht.

Krasniqi e Dragusha akuzohen po ashtu se u kanë mundësuar përfitime të kundërligjshme kompanive “Monting Energjetica” dhe “Litwin S.A”, që ishin shpallur të papërgjegjshme në procedurën e hapur të prokurimit të shpallur më herët.

Ndaj Nagip Krasniqit po zhvillohet edhe një rast tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare.