Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Glauk Konjufca do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka shkruar se është nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohen nga një kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.
“Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm”, ka shkruar ajo.
Grupi Koha më herët ka raportuar se postin e ministrit të Punëve të Jashtme do ta marrë Glauk Konjufca, ndërkaq gjashtë figurat e propozuara nga Albin Kurti për pesë ministri dhe një zëvendëskryeministër do të mbesin të njëjta. Ai që ka ndërruar ministri është Blerim Reka i cili do të udhëheqë Ministrinë Integrimit Evropian.
Kujtojmë se deri tash janë mësuar emrat e 12 ministrave të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ende nuk dihet se kush janë ministrat nga radhët e komuniteteve pakicë.
Lexo edhe: Këta janë 12 ministrat e Qeverisë Kurti
-
Pacolli ankohet për MPJ-në teksa ia kalon pozitën Glauk Konjufcës
-
Konjufca pranon detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme nga Pacolli
-
Pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në MPJ mes Konjufcës e Pacollit, sot në orën 13
-
Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti
-
Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri