I sikletshëm ka qenë momenti i uljes në karrigen e ministrit të Punëve të Jashtme këtë të martë për Glauk Konjufcën.
Detyrën e shefit të diplomacisë, ia dorëzoi paraardhësi i tij, Behgjet Pacolli.
E në këtë ceremoni, Pacolli lavdëroi punën e bërë, duke shtuar se Ministrinë e Punëve të Jashtme e ka gjetur në gjendje të keqe.
Pacolli, i cili votoi për Qeverinë e Kurtit, u shpreh i bindur se Konjufca do ta kryejë detyrën e tij me përgjegjësi.
Për sfidat që e presin, ministri i ri i Jashtëm tha se është i vetëdijshëm.
Postin e rëndësishëm në Qeveri, atë të ministrit të Brendshëm, e ka pranuar edhe Agim Veliu nga ministri i deritashëm Ekrem Mustafa.
Edhe
Konjufca pranon detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme nga Pacolli
Në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Veliut iu dorëzua detyra edhe nga ministri i Administratës Publike.
Kjo pasi, me zgjedhjen e Qeverisë së re, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës Publike, do të shkrihen në një.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se ministri i ri ka diskutuar me paraardhësit e tij për punën dhe çështjet kryesore të të dy ministrive.