Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca pranon detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme nga Pacolli

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit.

Me këtë rast, ish-ministri Behgjet Pacolli i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ish-ministri Pacolli i uroi Glauk Konjufcës detyrën e re të ministrit të Punëve të Jashtme, transmeton Koha.net.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Konjufca pas pranimit të detyrës: Jam shumë i gëzuar që jam në Ministrin e Punëve të Jashtme

Edhe Pacolli ankohet për MPJ-në teksa ia kalon pozitën Glauk Konjufcës Arbëri Pacolli ankohet për MPJ-në teksa ia kalon pozitën Glauk Konjufcës

“Vet akti i dorëzimit të një përgjegjësie kaq të lart është një tregues për Kosovën që shteti po maturohet e po pjeket. Ndryshimi demokratik i qeverive i institucioneve ndodh në krejt Botën e në këtë kuptim duhet ta përshëndesim një akt të tillë.

Me zotërinë Pacolli kemi pasur bashkëpunim edhe më parë gjatë kohës sa kam qenë pjesë e komisionit për punë të jashtme. Jemi mirënjohës për punën e bërë në ministri. Është bërë një punë e madhe.”