Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nafta shtrenjtohet për 4 centë

Nafta Derivate

Çmimi tavan i naftës i vendosur nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shënuar rritje prej 4 centësh të premten, krahasuar me një ditë më parë. 

Sot një lirë naftë mund të tregtohet me 1.60 euro. Të hënën çmimi për një litër ishte 1.56 euro. 

Edhe çmimi i benzinës ka shënuar rritje prej 3 centësh. Një litër benzinë të premten do të mund të tregtohet me 1.43 euro, kurse të enjten çmimi ishte 1.49 euro për litër. 

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër shitet për 0.60 euro. 

Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.