Është rritur për tre centë çmimi i naftës të mërkurën, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë të mërkurën do të shitet 1.67 euro për litër.
Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës. Sipas MINTI-t, një litër benzinë do të ketë çmimin maksimal prej 1.47 euro për litër. Të martën çmimi i litrës së benzinës kushtonte 1.44 euro për litër.
Çmimi i gazit nuk ka lëvizur nga ditët e tjera, vazhdon të jetë 0.60 euro për litër.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.