Çmimi i naftës të martën do të jetë një cent më shtrenjtë se dy ditët paraprake. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë të martën do të shitet 1.64 euro për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës nuk do të ketë ndryshim.
Sipas MINTI-t, një litër benzinë do të ketë çmimin maksimal prej 1.44 euro për litër. Të shtunën çmimi i litrës së benzinës kushtonte 1.42 euro për litër.
Çmimi i gazit nuk ka lëvizur nga ditët e tjera, vazhdon të jetë 0.60 euro për litër.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Edhe
Nafta shtrenjtohet për një cent
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.