Naim Tërnava, myfti i Kosovës, me bashkëpunëtorë, me ftesë të Ligës së Botës Islame (MWL) po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit (ligjit islam)” , që po mbahet në Meke, njofton kumtesa nga BIK, transmeton koha.net.
Konferenca, e organizuar nga Liga e Botës Islame, ka filluar dje. Në të, nga Ballkani, po marrin pjesë edhe Shqipëria e Kroacia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës së parë të Konferencës, Tërnava pati takime me dijetarë dhe personalitete të Botës Islame nga të cilët kërkoi bashkëpunim dhe njohje të shtetit të Kosovës nga ana e disa shteteve arabe dhe islame që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Konferenca i mbyll punimet nesër.