Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, do të mbajë të martën, konferencë për media lidhur me grevën në arsim.
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dërguar një njoftim ku thuhet se Tërnava do të flasë para mediave për grevën.
“Njoftojmë mediat se sot (27 shtator) Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë një konferencë urgjente për shtyp përkitazi me grevën në arsim. Konferenca mbahet në orën 12:00 në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Greva e mësimdhënësve ka nisur më 25 gusht, derisa më shumë se 300 mijë nxënës kanë mbetur në shtëpi, pasi Këshilli Grevist dhe Qeveria nuk po arrijnë pajtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Me thirrjet për ndaljen e grevës, vlerësohet se Tërnava po imiton klerikët serbë
-
Myftiu Tërnava përçoi mesazh kundër vrasjeve dhe për përkujdesjen ndaj prindërve
-
Votimi për grevën, BSPK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
-
Sot vendoset për pezullim ose jo të grevës në arsim
-
Sefaj: Mësimi duhet të fillojë, por Qeveria s’po na lë rrugë për të dalë nga greva