Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në urimin e tij me rastin e fillimit të Ramazanit, ka bërë lutje për ndaljen e luftërave dhe që popujt të jetojnë në paqe e harmoni.
“Mësimet, vlerat dhe misioni i agjërimit janë më se të nevojshme për shoqërinë edhe ashtu të trazuar që po kalon ditë jo të mira, me luftëra e konflikte. Prandaj, në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimi të këtij muaji të madh, lusim Zotin xh.sh. që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet, dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në këtë botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet, ashtu siç na ka udhëzuar Krijuesi i gjithësisë. Duke ju uruar të gjithëve mbarësi e shëndet, ju dëshiroj që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetojmë me të gjitha mirësitë e begatitë e tij!” – ka thënë Tërnava.
-
Tërnava uron për muajin e Ramazanit, bën thirrje për ndaljen e luftërave
-
Tërnava uron për muajin e Ramazanit duke bërë thirrje për ndaljen e luftërave
-
Tërnava: Ramazani thërret për paqe dhe dashuri ndaj vendit
-
Tërnava: Festa e Fitër Bajramit është mundësi për të kërkuar paqe e lumturi
-
Tërnava uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit