Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka reaguar pas mospërfshirjes së tij në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në një status në Facebook ai ka shkruar se kjo “mospërfshirja në përbërjen e kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale, ishte e shenjëstruar”.
Sipas tij “kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Shpirti rugovian nuk e duron këtë. Liria dhe demokracia, respekti për mendimin e lirë (pa pasur pasoja), respektimi i rregulloreve, statutit dhe ligjeve, vlerësimi i profesionalizmit dhe etikës në punë, janë vlera më të rëndësishme në një organizatë bashkëkohore të kohës sonë”, ka shkruar Murtezaj.
Lidhur me këtë KOHA ka kërkuar një qëndrim nga ana e LDK-së dhe posa të përgjigjen teksti do të përditësohet.
-
Murtezaj kërkon rifunksionalizim të Këshillit të Përgjithshëm dhe rikthim te parimet e Rugovës
-
Murtezaj ankohet se partia po merr vendime pa u konsultuar në struktura
-
Anëtari i LDK-së i bën thirrje lidershipit të partisë së tij ta pranojë ftesën e Kurtit
-
Alijaj: Kurti s’është i gatshëm t’ia ofrojë LDK-së pozitën e presidentit
-
Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional