Arbëri

Anëtari i LDK-së i bën thirrje lidershipit të partisë së tij ta pranojë ftesën e Kurtit

murtezaj

Valon Murtezaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka bërë thirrje udhëheqjes së LDK-së që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për takim.

Kurti i ka ftuar kryetarët e LDK-së dhe PDK-së në takim konsultativ për konstituim të Kuvendit më 1 maj.

“Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership. Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave”, ka shkruar ai në Facebook.

Murtezaj ka shtuar tutje se  pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën.