Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për takim.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës. Ky le të jetë një takim i parë, do të provoj të takohem edhe me liderët e partive të tjera për të kuptuar pozicionet e tyre. Shprehim gatishmëri që LDK të jetë pjesë aktive aq sa mundet, brenda parimeve dhe vlerave që i përfaqëson, drejt formimit të institucioneve të reja”, ka theksuar Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Ai ka thënë se për kohën e takimit do të njoftojnë me vonë.
Më herët gjatë ditës, kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim pos Hamzës edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Hamza e Abdixhiku pranojnë ftesën e Kurtit për takim, Gjini e refuzon
(Tekst i përditësuar) - Ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për takim për të diskutuar për...-
Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend
-
Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja i përgjigjet pozitivisht, PDK-ja e AAK-ja e refuzojnë
-
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht Kurtit, por takimi ndodh vetëm pas vendimit të Kushtetueses
-
Muhaxhiri: Abdixhiku po i jep oksigjen Kurtit që publikisht të dalë si person konstruktiv
-
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm