Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se Prokuroria nuk po e heton tenderin 16.5 milionësh të Komunës së Prishtinës që, siç ka thënë ai, grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private. Statusi i tij të shtunën është në vazhdën e një serie të tjerësh mes tij dhe kryetarit të komunës, Përparim Rama, ku kanë akuzuar njëri-tjetrin rreth buxhetit komunal.
Vetëvendosje në Prishtinë pati akuzuar më herët Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kryetarin Përparim Rama se po e rrezikojnë shuarjen e ndërmarrjes publike lokale “Pastrimi”, e me këtë edhe vendet e punës të rreth 900 punonjësve. Ajo pati kërkuar që të anulohet tenderi prej 16.5 milionë eurosh i shpallur nga Komuna për shërbime pastrimi për periudhë 3-vjeçare.
Siç ka thënë Murati në Facebook, Komuna po abuzon me paratë e taksapaguesve si dhe se po çon drejt falimentimit të ndërmarrjes publike e largimin nga puna të qindra punëtorëve.
“Ku është prokuroria për këtë rast?” ka shkruar ai.
“Komuna e Prishtinë dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private. Kjo përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave”, thuhet në postimin e Muratit.
-
Rama synon të themelojë kompani të re për mbeturinat në Prishtinë, LVV-ja nuk e përkrah
-
Rama thotë se kanë nisur themelimin e ndërmarrjes së re të pastrimit për Prishtinën
-
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin
-
Memorandumi me “Pastrimin” i parapriu kontratës së jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës me privatët
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim