Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se dy zyrtarët e kësaj ministrie që janë arrestuar sot për keqpërdorim të financave janë pezulluar nga puna.
Të arrestuarit janë: Musa Rexha, tani në pension, në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën 2014-2017, si dhe Hajzer Dobra, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 1 milion euro, transmeton Koha.net.
“Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë viteve të kaluara. Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar”, ka shkruar Ismaili.
Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë
Ai ka shtuar se, “atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për t’u ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë”.
-
Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj
-
Dërgohen në mbajtje dy zyrtarët e MINT-it dhe Muharremi
-
Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave në Shqipëri arrestohen nën dyshimin për mashtrim
-
Arrestohet zyrtari i një ministrie për keqpërdorim me subcvencione