Të paktën tre zyrtarë të Ministrisë së Financave në Shqipëri janë arrestuar me kërkesë të prokurorisë këtë të mërkurë. Të arrestuar janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj drejtor Juridik dhe Alban Ruli përmbarues.
Arrestimet kanë ndodhur pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave, të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.
“Shtetasi I. Th është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin I.Th., në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro. Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit I. Th. dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /A2CNN
-
Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit
-
Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, që akuzohen për dallavere me tender
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj
-
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohen se e ngarkuan me 25 mijë euro kredi një grua pa dijeninë e saj