Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë Foto: Ilustrim

Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë

16 November 2018 16:32

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 16.11.2018, pas ndërmarrjes se disa veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I dyshuari H.D. viti i lindjes 1964, m/k/sh, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për te cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve. Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132,345.00 (njëqind e tridhjete e dy mije e treqind e dyzet e pese euro)”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Policia shton se, “i dyshuari tjetër M.R. viti i lindjes 1952, m/k/sh, në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën 2014-2017 dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kane ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës”.

Koha Ditore mëson se të arrestuarit janë Musa Rexha, dhe Hajzer Dobra.

"Shuma e keqpërdorimit të mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për udhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2104-2017 është 1,170,854.00 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro). Të gjitha këto tërheqje të mjeteve në emër te avanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S. i arrestuar nga DHKEK-SHK, më 28.03.2018”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit te PTH- Prishtinë dërgohen në ndalim për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme