Dokumentacioni për rreth një milion euro para për avance është duke u analizuar nga Prokuroria e Shtetit, nëse në mbylljen e tyre ka pasur keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, shkruan sot Koha Ditore.
Siç ka mësuar gazeta, Prokuroria e Shtetit ka filluar analizimin e keqpërdorimeve të avancave edhe në vitet paraprake pasi që po dyshojnë se këto institucione vazhdimisht kanë mashtruar duke përfituar para kesh në emër të udhëtimeve, të cilat nuk janë realizuar kurrë.
Gazeta javë më parë ka raportuar për dyshimin se drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva, ka keqpërdorur rreth 300 mijë euro, duke u thirrur në emër të avancave për udhëtime që nuk kanë ndodhur asnjëherë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rritet në pesë numri i të dyshuarve për keqpërdorime me avance në shëndetësi
-
Keqpërdorimi milionësh me avance në MSH, aktakuzë për dy persona
-
Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë
-
Keqpërdorimi i avancave në shëndetësi hyn në “regjistrin e korrupsionit” për liberalizim
-
Zhduken 400 mijë euro nga MSH-ja dhe AKPM-ja