Prokuroria e Shtetit e ka rritur për një numrin e rasteve të shënjuara në regjistrin që shërben për matjen e plotësimit të kushtit të korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Rasti më i ri që ka hyrë në këtë regjistër është ai i drejtorit financiar të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM), Mendim Sojeva.
Burime brenda Prokurorisë Themelore kanë thënë se edhe pse ky rast është në fazën e parë të hetimit, lënda është konsideruar si adekuate për të hyrë në “regjistrin kundër korrupsionit”.
Gazeta javë me parë ka raportuar për dyshimin se drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva, ka keqpërdorur rreth 300 mijë euro duke u mbështetur në emër të avancave për udhëtime që nuk kanë ndodhur asnjëherë.
(Detajisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Rritet në pesë numri i të dyshuarve për keqpërdorime me avance në shëndetësi
-
Hetuesia dyshon se mashtrimi me avancat në MSh mund të kapë vlerë milionëshe
-
Një muaj paraburgim për drejtorin financiar të AKPM-së
-
Arrestohet drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva
-
Keqpërdorimi milionësh me avance në MSH, aktakuzë për dy persona