Gjykata Themelore ka caktuar një muaj paraburgim për Mendim Sojevën për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur detyrën zyrtare si drejtor financiar i Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore.
Të pandehurit Sojeva i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 një muaji, duke filluar prej 28 marsit deri më 28 prill.
“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se Sojeva në cilësinë e personit zyrtar, zotues në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim që vetit t’i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshme me autorizim duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare dhe duke tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që ka bërë prezantime të rrejshme të raporteve me ç’ rast ka shkaktuar dëme në buxhetin e AKPM-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër Sojevës është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Lidhur me këtë rast Koha Ditore ka raportuar javën e kaluar se 400 mijë euro ishin shpenzuar nga buxheti i Ministrisë se Shëndetësisë dhe për to nuk kishte asnjë arsyetim se ku kanë shkuar.
Siç kishte mësuar gazeta, mbi 300 mijë euro janë tërhequr nga Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, në emër të avancave për udhëtime, ndërsa rreth 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.
-
Arrestohet drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva
-
Rritet në pesë numri i të dyshuarve për keqpërdorime me avance në shëndetësi
-
Keqpërdorimi i avancave në shëndetësi hyn në “regjistrin e korrupsionit” për liberalizim
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve
-
Kërkohet paraburgimi i dy personave për faturat fiktive të barnave në Novobërdë