Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB-ja dhe KFOR-i thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Salvatore Cuoci.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend dhe përgjatë kufijve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. Në takim u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Me këtë rast, u tha se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të përparohet ky komunikim.

Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj.