Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuocin, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Në takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.

Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.