Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar të mërkurën komandantin e KFOR-it, Oezkan Ulutash, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend.
Maqedonci ka njoftuar se në këtë takim është biseduar edhe për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar në vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe ruajtjen e paqes dhe mjedisit të sigurt për gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Maqedonci.
Për këtë takim ka njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, i cili ka shtuar se gjeneralmajor Ulutashi e ka ripërsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
Maqedonci takon Wikoffin e Ulutashin, flasin për sigurinë dhe kapacitetet e FSK-së