Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George M. Wikoff si dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me misionin e KFOR-it.
“Me këtë rast, u theksua përkushtimi për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas standardeve të shteteve perëndimore, si dhe përmes procesit të modernizimit me sisteme të armatimit të siguruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe avancimit drejt anëtarësimit në NATO.
Wikoff të hënën ka takuar edhe presidnetn Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyre Albin Kurti.
-
NATO pas takimit me Listën Serbe: Siguria varet nga zgjidhjet politike, më shumë se nga masat ushtarake
-
Kurti takohet me admiralin Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, Vergori bisedojnë për situatën e sigurisë
-
Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës
-
Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet
-
NATO: Situata në Kosovë e qëndrueshme, optimizimi i pranisë së KFOR-it varet nga zhvillimet në terren