Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i MPB-së dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.
Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit të MPB-së në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.
-
MPB-ja dhe KFOR-i thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile
-
KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë
-
Pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit të Policisë me KFOR-in
-
Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it
-
Sefaj në takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë