Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i cili me këtë rast i uroi për detyrën e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.
Gjithashtu, në komunikatën e kësaj ministrie, thuhet se në këtë takim u vlerësua edhe bashkëpunimi i mirë mes Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.
Në takim u bisedua edhe për ushtrimin e përbashkët që është duke u zhvilluar në mes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe institucioneve tjera. Ushtrimi “Shpata e Argjendë” ka filluar dje dhe do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe po bëhet me qëllim të koordinimit e reagimit për mbështetjen e njësive për menaxhimin e situatave emergjente, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave dhe situatave tjera.
-
MPB-ja dhe KFOR-i thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile
-
KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë
-
Ministri dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë përgjatë kufijve
-
MPB e KFOR-i e vlerësojnë të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë
-
Pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit të Policisë me KFOR-in