Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Major, Salvatore Cuoci, kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti për sigurinë përgjatë kufijve.
Sipas njoftimit nga MPB-ja, u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.
“Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim. Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftim.
-
Kurti e Maqedonci diskutojnë me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë
-
Maqedonci dhe komandanti i KFOR-it flasin për Banjskën dhe sigurinë në Kosovë
-
Ministri i ri i Mbrojtjes diskuton me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në vend
-
Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë
-
MPB-ja dhe KFOR-i thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile