Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.
Sipas njoftimit, temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.
“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Policia e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”, ka shkruar Mqedonci në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonci takon Wikoffin e Ulutashin, flasin për sigurinë dhe kapacitetet e FSK-së
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan
-
Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Kosova gjithmonë falënderuese ndaj NATO-s
-
Siguria në Kosovë, temë mes komandantit të KFOR-it dhe shefave të misioneve perëndimore
-
KFOR-i flet me komandantin e Serbisë për patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare