Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të premten ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Selçuk Bayraktaroglu.
Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë në Ballkan, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve.
Maqedonci thuhet se e ka falënderuar Bayraktaroglun për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive e ushtrive, i cili huhet se “është rezultat i urave të ndërtuara përmes kulturës dhe ekonomisë”.
“Nga ana e tij, gjeneral Bayraktaroglu e siguroi ministrin Maqedonci se do të vazhdojë bashkëpunimi në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe në fushën e industrisë së mbrojtjes përmes bashkëpunimit me kompaninë shtetërore MKE dhe kompani të tjera”, thuhet në njoftim.
Të dy thuhet se janë dakorduan se Kosova e ka vendin në NATO dhe se “hapat e ndërmarrë në transformimin e FSK-së e bëjnë Kosovën, në të ardhmen e afërt, një aleat të vyer të aleancës euroatlantike”.
-
Maqedonci takohet me homologun turk: FSK drejt vetëqëndrueshmërisë me fabrikën e municionit
-
Maqedonci: Bashkëpunimi me Turqinë garanton vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm
-
Maqedonci: Synojmë ta avancojnë partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Pesë kadetë kosovarë diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë
-
Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë